Transmetuar më 24-02-2014, 12:58

Egjipt, 24 shkurt 2014, NOA.al- Kryeministri Hazem Beblawi ka njoftuar dorëheqjen e të gjithë qeverisë së përkohshme të mbështetur nga ushtria.
Gazeta shtetërore al-Ahram bëri të ditur se ministri i Strehimit, Ibrahim Mihlib pritet të zërë postin e kryeministrit Beblawi.
Vendimi për dorëheqjen e qeverisë është marrë pas një mbledhjeje të zhvilluar me pjesëmarrjen e shefit të Forcave të Armatosura Marshalli Abdul Fattah al-Sisi.
Marshalli Abdul Fattah al-Sisi rrëzoi Mohammed Morsin në korrik dhe pritet të njoftojë kandidimin e tij për postin e Presidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





