
Pogradec, 24 shkurt 2014, NOA.al- Pesëfishimi i taksave nga autoritet e pushtetit vendore, kanë nxjerrë sot në protestë para Bashkisë tregtarët e vegjël në Pogradec.
Sipas tregtarëve qeveria vendore po ju vjedh paratë duke shtuar çdo ditë taksa të reja.
Të irrituar ata kanë tentuar të hyjnë me dhunë në ambientet e brendshme të Bashkisë, por janë penguar nga forcat e policisë.
Pas kësaj situate ka ardhur edhe reagimi i Bashkisë së Pogradecit, e cila hedh poshtë pretendimin e tregtarëve duke u shprehur se, protesta e tyre është e organizuar nga PD, dhe se Bashkia nuk ka rritur asnjë taksë, por janë futur në fuqi taksat e vitit 2006. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





