Transmetuar më 24-02-2014, 11:01

Durrës, 24 shkurt 2014, NOA.al- Një 26-vjeçar është gjendur pa jetë i varur në banjën e banesës së tij.
Ngjarja e rëndë është shënuar në qytetin e Durrësit, në lagjen Nr.18.
Sipas policisë shtetasi me inicialet L.L 26 vjeç është gjetur pa jetë në shtëpinë e tij nga familjarët. Mendohet se 26 vjeçari është vetëvarur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet e mëtejshme për të mësuar shkaqet, që e kanë çuar të riun deri në këtë akt të rëndë. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





