Transmetuar më 24-02-2014, 10:45

Tiranë, 24 shkurt 2014, NOA.al-  Protesta e taksive 8+1 duket se do të përshkallëzohet edhe më tej. Sindikata e taksistëve 8+1, deklaron se ditën e mërkurë protesta e tyre do të zhvillohet në shkallë kombëtare.

Sipas sindikatës së taksistëve kjo protestë masive vjen për shkak të mungesës së zgjidhjes nga ana e strukturave të shtetit.

Ata janë shprehur të indinjuar nga heshtja e qeverisë, duke mos i dhënë një zgjidhje konkrete problemit të tyre.

Sipas sindikatës së taksistëve, qeveria duhet ta ketë të qartë faktin se me shërbimin taksi 8+1 aktualisht janë 20 mijë qytetarë që e kërkojnë këtë shërbim, dhe me këtë punë ushqehen qindra familje. noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit