Transmetuar më 24-02-2014, 09:45

Përmet, 24 shkurt 2014, NOA.al- Për një grusht para, tashmë bëhet çdo gjë, mund të vrasësh të vjedhësh pa u menduar gjatë për pasojat. Këtë kanë bërë tre shtetas nga Permeti, të cilët nuk kanë ngurruar të shkatërrojnë rrjetin vaditës të fshatit Senican, në Përmet, për ta shitur më pas atë për skrap.

Por pas marrjes së informacionit  forcat e policisë kanë nisur hetimin dhe ka identifikuar se shkaktarë të kësaj vepre penale janë shtetasit Gazmir Nikollari, 35 vjeç, banues në Përmet. Alban Muratllari, 34  vjeç, banues në Përmet dhe Albjon Halilaj, 24 vjeç banues në Përmet.

Policia informon se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin më datën 23 shkurt 2014, kanë shkatërruar rrjetin vaditës të fshatit Senican, dhe më pas kanë vjedhur tubot metalike për ti shitur për Skrap.

Pas hetimit policia ka bërë kapja në flagrancë e tre shtetasve, të cilët me automjetin e tyre po transportonin tubot metalike në drejtim të qytetit të Përmetit.

Tubot metalike, rreth 18 metra linear si dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e

provës materiale. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit