
Tiranë 24 shkurt 2014, NOA.al- Për shkak të punimeve në rrugë, do të bllokohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në aksin rrugor, Elbasan-Tiranë, në autostradën Tuneli i Kërrabës-Bradashesh dhe anasjelltas.
Kjo bëhet e ditur nëpërmjet një njoftimi zyrtarë nga Policia e Shtetit, e cila njofton se të gjithë përdoruesit e rrugës, se ditën e sotme, datë 24 shkurt, nga ora 07:00, deri në orën 18:00, aksi rrugor në autostradën Tuneli i Kërrabës-Bradashesh dhe anasjelltas, do të bllokohet plotësisht për shkak të shtrimit të një shtrese asfalti nga firma “Aktor”, kontraktore e ndërtimit të kësaj rruge.
Pas një kërkese të bërë nga Autoritetit Shtetëror Rrugor, Policia Rrugore, duke kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, siguron se do të marrë të gjitha masat për mos lejimin e kalimit të mjeteve gjatë orarit të kryerjes së punimeve nga firma ndërtuese, thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë së Shtetit. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





