Transmetuar më 24-02-2014, 08:48

Tiranë 24 shkurt 2014, NOA.al- Ka nisur me aksidentet dita e sotme. Dy persona janë plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Tiranë-Durrës, pasi u përplasën nga një automjet.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në kilometrin e 12-të të autostradës, ku një automjet tip Benz me targë DR7253C, ka përplasur dy kalimtarë.
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin i ka transportuar menjëherë të plagosurit në spitalin ushtarak në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





