
Artisti japonez Kazuki Yamamoto ka surprizuar shumë vetë nëpërmjet artit tij 3D në një filxhan. Ai ka mundur të ndërtojë figura të ndryshme nëpërmjet këtij arti, me pamje tre dimensionale.
Ai është duke fituar mirë nga kjo punë, pasi baristi, Ito Yuichi, i cili është njëkohësisht edhe pronari i një restoranti italian në Aichi Prefecture, po e paguan me shuma të majme artistin, i cili i ka sjellë goxha fitime restorantit dhe pronarit të tij.
Yamamoto është mjeshtër sa i përket pikturave 3D në kafe, të cilat më pas edhe i ngjyros. Puna e tij përfshin ndërtimin e figurave të kartonëve të animuar dhe karaktereve shumë të njohura, në një mënyrë të veçantë të menduar nga imagjinata e tij. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





