
Banorët janë duke biseduar për provën e javës dhe gjatë kësaj kohe ngacmojnë me shaka njëri-tjetrin në lidhje me çiftet. Një nga vajzat pyet Eraldin “ku e ke nusen ti që je vetëm?”, pasi partnerja e tij Esterina, nuk ndodhet aty pranë.
Tri vajzat që janë me mision për të përçarë çiftet duket se po presin mundësitë e tyre për të vepruar. Kështu duke qeshur, Ardijana fillon që të ngacmojë Eraldin. Ajo ulet pranë tij dhe i thotë “më bëj mua si partneren tënde?.
Ardijana thotë me zë të lartë për të gjithë banorët që janë aty të pranishëm se çiftet duhet të rrinë gjithmonë bashkë dhe duhet që të përkrahin gjithmonë njëri-tjetrin.
"Më zgjidh mua si partnere se do të jem gjithmonë besnike, nuk do të lë asnjëherë vetëm” i thotë ajo Eraldit dhe më pas shton “hë, kë do marrësh atë, apo mua?”. Eraldi duke qeshur i përgjigjet “s’ka gjë se mund t’u mbaj të dyjave”.
Edhe pse duke bërë shaka duket se Ardijana po përpiqet që të vazhdojë me misionin e saj për të përçarë çiftet në shtëpi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





