Transmetuar më 23-02-2014, 19:53


Ka qenë padyshim një javë e mbushur me evente për personazhet e botës së showbizit që nga‘London Fashion Week’, ndarja e çmimeve ‘Bafta’, apo eventi i modës ‘Elle Style Awards’.
Këngëtarja Ellie Goulding dhe mikja e saj, këngëtarja kosovare Rita Ora kanë dashur t’i japin një finale të veçantë Javës së Modës në Milano.
Tashmë në radhën e personazheve VIP, bukuroshja nga Kosova që shihet si princesha e muzikës pop, edhe pse ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Calvin Harris nuk ka hezituar të ndajë puthjen pasionante në buzë me mikeshën e saj, duke i surprizuar të gjithë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





