Transmetuar më 23-02-2014, 19:36

Elbasan, 23 shkurt 2014, NOA.al- Një aksident automobilistik ka ndodhur momentet e fundit në aksin rrugor Tiranë- Elbasan, ku si pasojë dy persona kanë ngelur të plagosur.

Aksidenti është shkaktuar nga përplasja e dy automjeteve. Nga burimet e Noa.al mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Elbasanit. Dy të aksidentuarit janë transportuar me shpejtësi në spitalin e këtij qyteti ku edhe janë duke marrë ndihmën e shpejtë.

Policia, e cila mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, nuk ka bërë të ditur emrat e të aksidentuarve si dhe gjendjen e tyre shëndetësore në momentet e para pas aksidentit. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit