
Dy persona kanë mbetur të plagosur para pak minutash në afërsi të tunelit të ri në rrugën Elbasan-Tiranë.
Burime policore që shkuan në vendngjarje thanë se ngjarja ndodhi kur dy automjete u përplasën mes tyre me pasojë plagosjen e dy personave.
Në spitalin e Elbasanit janë dërguar të plagosurit, policia nuk konfirmoi identitetin e tyre.
Aksidenti vjen pak orë pasi u njoftua se nesër, duke filluar nga ora 07:00 deri në orën 18:00, asnjë automjet nuk do të mund të qarkullojë përmes aksit rrugor nga Elbasani në Tiranë.
Policia Rrugore njofton se ky aks do të jetë i bllokuar, që nga tuneli i Elbasanit.
Bllokimi i aksit Elbasan-Tiranë, për 11 orë, bëhet për shkak të punimeve që do të kryhen për shtrimin e tapetit të asfaltit të rrugës.
Policia Rrugore njofton gjithashtu se do të marrë të gjitha masat për rregullimin e trafikut, përgjatë orëve kur nuk do të lejohet kalimi i mjeteve në këtë aks rrugor, duke e orientuar atë nga rruga e vjetër e Kërrabës. /a.b/noa.al/ Vijon…
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





