Transmetuar më 23-02-2014, 19:08

“Ju këshilloj dhe kërkoj të mos e llogarisni dhe merrni parasysh kandidaturën time për Kryeministër”, kështu lideri i opozitën në Ukrainë, Julia Timoshenko ka deklaruar, nëpërmjet një shkrimi të bërë dhe të publikuar në faqen zyrtare në internet të partisë së saj.

Ndërkohë që janë duke u kërkuar ish pjesëtarët e qeverisë së rrëzuar. Në disa pika kyçe të aeroportit të Kievit, manifestuesit kanë improvizuar disa pika kontrolli, në të cilat survejojnë të armatosur të gjitha makinat, në mënyrë që të ndalojnë largimin nga vendi të “të kërkuarve”. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit