Transmetuar më 23-02-2014, 18:44

Ky është horoskopi ditor për ditën e Hënë, 24 shkurt 2014 që ju sjell Noa.al. Sipas yjeve, kjo ditë pritet të jetë disi e tensionuar. Gjatë orëve të mëngjesit do të fokusoheni në zgjidhjen e disa çështje që keni kohë që i keni lënë pezull si dhe do t’i kushtoni vëmendje të veçantë disa situatave të cilat nuk do të jenë shumë pozitive. Mundohuni të shmangni bashkëveprimin me të tjerët gjatë pjesës së dytë të ditës.

Dashi

Gjatë ditës së sotme do të jeni i rrethuar nga dashuri e pafund dhe lidhje romantike. Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje disa marrëdhënieve të reja që jeni duke krijuar. Nëse e ndjeni se duhet të jeni më të drejtpërdrejtë me miqtë tuaj, mos ngurroni për të vepruar ashtu siç e ndjeni.

Demi

Do të ngatërroni buxhetin personal me atë familjar gjatë kësaj dite. Gjithashtu mund të keni edhe keqkuptime, duke bërë që të humbni terren në disa çështje sentimentale. Mund të mbështeteni tek intuita apo fiziku juaj, por mos rrezikoni shumë.

Binjakët

Gjithçka që ju keni menduar se nuk do të mund ta realizonit gjatë kësaj periudhe, më në fund do të ketë zgjidhje sot. Me sa duket, dita do të nisë e qetë dhe plotë energji. Disa keqkuptime me të tjerët nuk do t’ju bëjnë të ndiheni keq fizikisht dhe mendërisht.

Gaforrja

Stuhi të mëdha do të jenë në çdo aspekt të jetës suaj gjatë kësaj dite. Do ta keni shumë të vështirë të ruani ekuilibrat financiarë dhe pritet të bëni disa shpenzime jashtë normës së lejuar. Bëni kujdes në marrëdhëniet në çift dhe ato në familje. Situata në punë paraqitet e acaruar.

Luani

Gjatë ditës së sotme do të gjeni mbështetje tek partnerët tuaj, të cilët me sa duket do të jenë të aftë të shlyejnë çdo borxh që ju kanë dhe çdo ndihmë që ju u keni dhënë më parë. për të qenë më produktivë këshillohet të jeni më shumë kërkues ndaj vetes dhe të mos mjaftoheni me pak.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite, disa gjëra si problemet financiare, problemet me fëmijët dhe çështjet e dashurisë nuk do të jenë në fokusin e virgjëreshës. Kjo ditë nuk është premtuese në disa sfera të rëndësishme të jetës suaj, por mos u shqetësoni, gjithçka do të shkojë ashtu siç ju e keni planifikuar,sapo të vijë momenti i duhur. Kujdes me gjykimet, mos u rrëmbeni nga instikti i momentit.

Peshorja

Kjo është një dit e mirë për të gjuha peshoret, për të punuar në çështjet e punës apo në marrëdhëniet e tyre me partnerët, përfshirë edhe marrëdhëniet e dashurisë mes njëri-tjetrit. Do të jeni shumë entuziastë mbi gjithçka që do t’ju ndodhë. Fati është me ju sot, ndaj shfrytëzojeni ditën.

Akrepi

Gjatë kësaj dite, marrëdhënia juaj me të tjerët nuk do të jetë e tensionuar, por shumë larg të qenurit e përsosur. Nuk është një ditë e mirë për të gjitha femrat akrep të lindura në mesin e nëntorit. Do të tërhiqeni nga disa aventura të vogla dashurie por do të ngelin deri në atë nivel.

Shigjetari

Nuk do të jeni në kërkim të harmonisë gjatë kësaj dite. Edhe pse nuk e besoni, gjendja në të cilën ndodheni do t’ju pëlqejë dhe do të ndikojë në humorin tuaj. Do të kuptoni se problemet që ju kanë shqetësuar deri në këto momente nuk janë dhe aq keq saç juve ju dukeshin dhe se do të mund të zgjidhen me kalimin e kohës.

Bricjapi

Kjo ditë nuk do të ketë surpriza për ju, do të jetë një ditë e qetë dhe neutrale. Mos t’ju gënjejë mendja ne lidhje me anën financiare, është I vetmi sektor ku duhet të bëni kujdes. Mos shpenzoni duke blerë produkte thjesht dhe vetëm sepse janë në modë, por kujdesuni të keni më kryesoret.

Ujori

Femrat ujor, nëse do të kenë pakënaqësi dhe do të hasen me kundërshtime të planeve të tyre nga eprorët apo bashkëshorti, gjatë kësaj dite do të ndihen të tensionuara dhe në ankth. Bëni kujdes e atë që kërkoni dhe propozoni. Ruani reputacionin tuaj përpara të tjerëve. Harxhoni më pak kohë duke u marrë me gjërat e punës dhe kushtojuni familjes.

Peshqit

Do të jetë një ditë problematike për peshqit, kjo e sotmja. Do të keni dëshirë të vëzhgoni ngjarjet që do të ndodhin rreth jush, por jo të merrni pjesë, edhe pse prezenca juaj është shumë e rëndësishme. Do të bjerë dëshira për të punuar dhe produktiviteti. Duhet të zgjoheni nga monotonia! Tashmë nuk jeni më në fundjavë!/a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit