
Aktorja britanike, Tina Malone ka rrëfyer se në moshën 18 vjeçare ka dhënë një fëmijë për adoptim, duke e lënë atë në jetimore, pasi në atë periudhë nuk mund t’i siguronte një të ardhme dhe nuk mund ta rriste vetë.
Ylli 51 vjeçar, e cila u shfaq në Shameless dhe më pas në role të shumta në Channel 4’s Brookside, bëri rrëfimin e saj gjatë një bisede me gazetaren e The Mirror newspaper, këtë të shtunë.
Aktorja, e cila solli në jetë fëmijën e saj të dytë të quajtur Flame, i lindur nga marrëdhënia me partnerin Paul Chase, tregoi për marrëdhënien e saj me një mashkull të quajtur Jimmy, gjatë vitit 1981, i cili e la shtatzënë dhe më pas ra në burg për shkak të veprimeve të tij kriminale.
Prindërit e saj ishin aq të mërzitur nga marrëdhënia që vajza e tyre kishte me djaloshin, aq sa e detyruan të shkonte në një shkollë katolike, ku vajza lindi fëmijën dhe më pas e la atë, duke u kthyer e vetme në familje. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





