
Diell, atmosferë vere duke nisur nga muaji prill, kulturë antike dhe natyrë e egër me bukuri të jashtëzakonshme. Kjo është ajo që ofron për të gjithë Qipro, ishulli i Venusit, e cila sipas legjendës ka lindur nga valët e detit në Petra Tou Romiou.
Është vendi i kontrasteve të mëdha dhe ideali për disa pushime rigjeneruese, për shkak të thjeshtësisë dhe origjinalitetit që ishulli mban në vetvete.
Është një nga ishujt më të vjetër dhe ka qenë e populluar nga popullsi greke, romake, bizantine e më pas nga pushtimet otomane e angleze. Të gjithë këta popuj jo vetëm kanë ndikuar në formimin e kulturës dhe historisë së ishullit, por kanë lënë aty edhe shumë vepra artistike, arkitektonike unike, gjë që e ka bërë ishullin një muze të vërtetë nën qiellin e hapur. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





