
Tiranë, 23 shkurt 2014, NOA.al- Kundrejt deklaratës së Partisë Demokratike, ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme, e cila është shprehur se e konsideron krejt të pavend falën e PD, lidhur me operacionin e djeshëm të Policisë së Shtetit, e cila nuk bën gjë tjetër veçse inkurajon krimin dhe kriminelët.
“Po na akuzojnë pse po punojmë dhe po arrijmë rezultate domethënëse në luftën kundër Krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po sulmohet Policia e Shtetit pse po ju pret shtigjet rrjeteve të trafikut të fuqizuara ndër vite. Po tentohet të hidhet baltë mbi Ministrinë e Punëve të Brendshme, pse është e vendosur të zhdukë në mënyrë përfundimtare konceptin e të paprekshmëve nga ligji në këtë vend”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas tyre, ministria e Punëve të Brendshme priste që opozita, qoftë dhe për një herë të vetme ta përshëndeste luftën dhe rezultatet e Policisë së Shtetit kundër trafikut të drogës, në kuadër të së cilës një ditë më parë u kapën rreth 1 ton drogë.
MB ka shtuar se priste që opozita të bëhej pjesë e kësaj lufte të madhe që synon ta nxjerrë përfundimisht vendin tonë nga harta e zezë e trafiqeve të paligjshme.
“Edhe kësaj radhe opozita zgjodhi të rreshtohej në krahun e gabuar. Me deklaratat e sotme të përfaqësuesve të saj opozita zgjodhi t’u dilte në krah shkelësve të ligjit, atyre që tashmë janë vënë në pranga nga policia dhe që do të do të shkojnë përpara drejtësisë falë aftësive profesionale të Policisë dhe vendosmërisë për të mos bërë asnjë kompromis në kurriz të ligjit dhe shtetit ligjor” deklaron MB.
Sipas kësaj ministrie, sigurohet opinionin publik se askush dhe asgjë nuk do mund ta ndryshojnë vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Në vijim të deklaratës, MB shprehet se do të vazhdojnë përpjekjet për konsolidimin e shtetit të së drejtës, duke mbështetur Policinë e Shtetit në goditjen ndaj krimit si dhe presin që opozita të bashkohet në krahun e shtetit ligjor. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





