Transmetuar më 23-02-2014, 15:26

Një djalë i moshës 11 vjeçare, nxënës në një shkollë të një komune të vogël në qytetin Salento në Itali, është kapur gjatë procesit mësimor, në ambientet e shkollës me disa gramë lëndë narkotike të llojit hashash.

Pak ditë më parë, në të njëjtën shkollë është kapur një nx♪nës i moshës 13 vjeçare me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Ky informacion u konfirmua edhe nga karabinierët.

Në të dyja rastet, ata që i kanë zbuluar nxënësit kanë qenë pikërisht mësuesit e tyre. Në vijim janë lajmëruar karabinierët, të cilët kanë vënë në dijeni Gjykatën për minorenë në Lecce dhe Shërbimet Sociale të Komunës. Deri në këto momente nuk është bërë e ditur se si do të procedohet me ta në vazhdim apo se si e kanë gjetur hashashin, të cilin mendohet se e përdornin për konsum personal./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit