
Gjatë mbrëmjes së djeshme, kur ka qenë duke performuar në skenë në kuadër të turit Bangerz, Miley Cyrus zbriti në rreshtin e parë të vendit të spektatorëve, pikërisht aty ku ndodhej Katy Perry, për t’i dhënë asaj një puthje në buzë.
Këngëtarja 21 vjeçare ka qenë duke performuar këngën e saj “Adore You” në Staples Center në Los Ageles, kur ka vendosur të ndalojë dhe t’i japë një puthje mikes së saj 29 vjeçare, Katy, e cila ndodhej në rreshtin e parë.
“Unë sapo putha një femër dhe më pëlqeu”, u shpreh Cyrus, duke iu referuar edhe këngës së Katy Perry “I Kissed a Girl”.
Katy është kthyer në shtëpinë e saj, pas një udhëtimi të gjatë në Europë, ku edhe ka marrë pjesë në sfilatën e Moschino, në Milano.
Shikoni dhe vidoen më poshtë/a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





