Transmetuar më 23-02-2014, 14:55

Rreth tridhjetë e pesë mijë persona janë dyndur në Tokio për të marrë pjesë në maratonë.

Gara, e cila zhvillohet në kryeqytetin e Japonisë, është një nga takimet më të rëndësishme për të gjithë atletët dhe të apasionuarit e vrapit nëpër botë.

Në përfundim të garës, fitues për meshkujt u shpall keniani Dickson Chumba, ndërsa nga femrat, etiopiania Tirfi Tsegaye. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit