
Librazhd, 23 shkurt 2014, NOA.al- Banorët e komunës Qukës, në Librazhd janë ngritur në protestë. Shkak i protestës është rrëshqitja masive e dherave, e cila po shkatërron shtëpitë e tyre.
Në protestën e sotme banorët kanë bërë fajtore firmën, e cila po ndërton aksin rrugor Qukës-Qafë Plloç, se po shfrytëzon në mënyrë të pa kontrolluar rrjedhën e lumit Shkumbin.
Banorët u ankuan se nga ky shfrytëzim po shkaktohet një katastrofë mjedisore, pasi shfrytëzimi i lumit ka shkaktuar rrëshqitje të tokës.
Sipas tyre nga rrëshqitja është shkatërruar edhe bimësia përreth tij.
Banorët akuzojnë qeverinë se po qëndron indiferente ndaj kësaj katastrofe mjedisore dhe nuk po merr masa ndaj firmës. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





