Transmetuar më 23-02-2014, 11:14

Julia Roberts, është shfaqur për herë të parë në publik pas vetëvrasjes së motrës së saj Nancy Motes në fillim të muajit shkurt.

Aktorja 46- vjeçare e ka përjetuar mjaft keq ngjarjen. Edhe përse është përpjekur të dhurojë një buzëqeshje për aparatin fotografik apo edhe kalimtarët e rastësishëm.

Miq të afërt të saj, kanë konfirmuar që ky ka qenë një muaj mjaft i vështirë për Julian, të cilës i është dashur të përballojë dhe luftën kundër kancerit në mushkëri të nënës së saj, Betty Motes.

Ndodhitë e trishta familjare, të cilat i është dashur të përballojë, kanë dhënë një efekt anësor jo vetëm në aspektin psikologjik të saj, por edhe në atë shëndetësor, ku siç edhe mund të vihet re, ajo ka rënë nga pesha, sipas informacionit të Daily Mail.

Julia ndërkaq, ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve, siç shihet edhe përmes fotove, aktorja është bërë bionde.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit