Transmetuar më 23-02-2014, 10:44

Shkodër, 23 shkurt 2014, NOA.al- Policia e Shkodrës arrestoi katër shtetas me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni policia ka prangosur shtetasit Aleksandër Gjelosh Shpati, 25 vjeç, banues në Shkodër, Arben Pashko  Shpati 25 vjeç, banues në Shkodër, Blinar Ndue Luka, 25 vjeç, banues në Shkodër dhe Paulin Gjelosh Shpati 30 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi pas një operacioni të organizuar nga forcat e policisë në Shkodër, në vendin e quajtur Lagjja “Liria”, në aksin rrugor Shkodër –Tiranë, u bë bllokimi i automjetit Tip Furgon Wolswagen, me Targa DR 5680B, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 thasë plastikë së bashku me dy arka plastike të mbushura me material bimor të dyshuar si lëndë narkotike Marijuanë, i cili pas peshimit rezultoi të ishte 169 kilogram.

Gjithashtu policia bën të ditur se në shoqërim të këtij mjeti janë kapur dhe automjeti Wolswagen, veturë me targa SH 3850 E, i cili drejtohej nga shtetasi Arben Shpati me pasagjer shtetasin Aleksandër Shpati, ku u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një amë zjarri Automatik Model 56 mm me fishek në folenë e fishekut dhe mjeti mercedes Benz me Targa AA 468 BN, me drejtues shtetasin Blinar Lukaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin lëndën narkotike. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit