
Shkodër, 23 shkurt 2014, NOA.al- Sëmundja e rëndë që ka zbuluar tek vetja e ka çuar në dëshpërim, deri aty sa ka marrë vendimin për t’u vetëvrarë.
Shtetasi nga Shkodra me inicialet Xh.D 67 vjeç, është hedhur nga “Ura e Bunës”, duke tentuar të vrasë veten, por për fatin e tij “të mirë”, aty kanë qenë disa peshkatarë, të cilët kanë ndërhyrë për ti shpëtuar jetën 67-vjeçarit.
Por pavarësisht ndërhyrjes së peshkatarëve shtetasi 67 vjeçar ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Peshkatarët kanë njoftuar policinë për këtë akt dhe kjo e fundit, pavarësisht se shtetasi ka tentuar të vrasë veten dhe është në gjendje të rëndë ka nisur procedimin penal ndaj tij. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





