Transmetuar më 23-02-2014, 09:58

Librazhd, 23 shkurt 2014, NOA.al- Banorët e fshatit Polis, në Librazhd kanë protestuar sot kundër punimeve të një HEC-i, që po ndërtohet në fshatin e tyre.

Sipas banorëve ndërtimi i këtij HEC i lë ata pa ujë për vaditjen e tokave të tyre.

Ata kanë protestuar sot duke bllokuar aksin kryesor që të çon për në fshatin e tyre dhe janë shprehur se protesta do të vazhdojë derisa firma të ndërpresë punimet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat tre banorë, ata janë   Ndriçim dhe Fatbardh Muzhaqi si dhe Xhavit Shërmungu.

Sipas policia protesta është e paligjshme. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit