Transmetuar më 23-02-2014, 08:46

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux janë të fejuar për 18 muaj, por shumicën e kësaj kohe e kanë kaluar të ndarë.

Çifti i fuqishëm i Hollywoodit nuk është parë së bashku që prej kalimit të kufirit meksikan më 30 dhjetor.

Shumë njerëz besojnë se aktorja e filmit “Along Came Pollu” do të kishte marrë pjesë në funeralin e kolegut të saj Philip Seymour Hoffman në New York së bashku me të fejuarin e saj, por ajo qëndroi në Los Angeles.

Theroux në anën tjetër nuk ka qenë përkrah saj gjatë ditëlindjes së 45-të të Anistonit, sepse ai ishte duke punuar në New York.

“Nuk dihet se çfarë statusi kanë Jen dhe Justin”, ka thënë një burim për pranë çiftit. “Ata nuk kanë biseduar për martesë dhe asnjëherë nuk ka pasur plane për një gjë të tillë”.

“Ata janë të zënë me punë, por nëse do të dëshironin të martoheshin, ajo do të ndodhte tashmë”. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit