Transmetuar më 23-02-2014, 08:31

Tiranë, 23 shkurt 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e diel, 23 shkurt 2014.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Killeri Sinanaj. Biznesmeni, zbulohet videoja e ekzekutimit. Prokuroria rikuperon  filmimin e vrasjes me pagesë të Agron Çelës nga Julian Sinanaj. Në video është edhe Andon Mëhillaj.

-Vrasësi dëshmon pas arrestimit: I qëllova me plumb kokës se u prishëm për drogën.

-Arrestohen dy pedagogët e infermierisë në Durrës.

-PD çon në Kushtetuese shkarkimin e Zana Xhukës.

Gazeta Shqiptare hapet me shkrimin, “Rrëfimi i Dëshmitarit. Vrasja e Lamajt, pashë Arben Frrokun. I mbrojturi nga policia. Ai i jepte BMW, dy të tjerët me maska.

-Totozani: Të hapen dosjet. Erjon Veliaj:Duhet reflektim.

-Vrasja e dy të rinjve. Nëna e autorit: Le të më vrasin mua.

-Merrnin para, në pranga dy pedagogët dhe dy studentët.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “ Qiraja e objekteve shtetërore, çmimet për çdo qytet.

-Verbofshi: “Jam penduar”; Nëna e tij” “Të kalbet në burg”.

-Dyrrotakët bashkohen për korsitë e lira në Tiranë.

-Sekuestrim, nëse lë këstet e bankës 6 muaj pa paguar.

Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “Majko: Basha po kopjon Ramën. Mungesa e drejtësisë rrezikon sovranitetin e vendit dhe institucioneve.

-Totozani propozon ligj për hapeje  dosjeve të spiunëve.

-PDIU çuditet me Bashën: Nuk përmendi çështjen çame

-Skandali në Gjykatën e Pikës, Task-Forca përfundon hetimet.

-Nëna e vrasësit: Dënim maksimal për tim bir.

-Qeveria tejkalon të ardhurat. Bode: PO shkojmë në recension.

Gazeta “Koha Jonë” çelet me shkrimin, “Zagarët! Kohë zagarësh; zagarë në politikë, zagarë në media, zagarë në biznes, zagarë në gjueti, dhe gjithë zagarët lidhen në një vend…

-Një dorë e fshehtë zhduku dje gazetën “Koha Jonë” nga pikat e shitjes.

-Në Shqipëri, paguhen më shumë taksa se në rajon.

-Fermerët drejt falimentimit, tregu mbushet me prodhime të huaja.

Gazeta “Shqiptarja.com” hapet me shkrimin, “Demonstruesit e 21 Janarit

me sytë nga shteti për një punë.

-Ishe-shefi i Gardës “gradohet” drejtor në CEZ. Ishte armatosur me fishekë

luftarakë kundër turmës së PS. Pjesëmarrës në shtypjen e protestave. Tahiri e shkarkoi në

tetor 2013, Agron Malaj hapi gjyq për 20 paga shpërblim.  Qeveria e rimerr në punë me dyfishin e rrogës së mëparshme

-Kapet  Verbofshi:  I vrava për drogën.

-SHKB  kontroll në komisariatet e Tiranës.

-Përplaset me shtyllën autobusi, pesë të plagosur.

-Vendimi, Ilir Karçini largon gruan nga kompania.

-Janari,  Financat  “shkëlqejnë” me mbledhjen e TVSH-së. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit