Transmetuar më 22-02-2014, 23:21

Fotot: Ermal Nikoci/NOA.al

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pasi një autobus u përfshi në aksident mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Tiranës.

Ngjarja ndodhi në orën 22.35 në qendër të kryeqytetit, pranë vendit të quajtur “Piramida”, kur autobusi i unazës doli nga rruga dhe kërciti në trotuar.

Burime zyrtare policore konfirmuan lajmin. Ata thanë për noa.al se “pranë urës së madhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pesë persona janë plagosur kur autobusi i linjës së Unazës ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë në trotuar”.

Dyshimet janë se drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit urban duke e nxjerrë atë nga rruga. Plagosja e pasagjerëve erdhi nga impakti i fortë i daljes nga rruga dhe përfundimit në trotuar të autobusit urban.

Forcat e policisë dhe autoambulancat mbërritën në vendin e ngjarjes, duke bërë transportimin e të plagosurve në Spitalin Ushtarak.

Disa dëshmitarë në vendngjarje thanë se të paktën persë persona u dërguan në spital, të tjerë folën për tetë të lënduar.

Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti. /a.b/noa.al/

Aksident me autobusin në Tiranë, 10 të plagosur. A do hiqen dhe autobusët si fugonët?

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit