
Publikuar, 22.02.2014 – 22:29 / Përditësuar 23.02.2014 – 00:06
Shërbimi i WhatsApp është bllokuar të shtunën duke mos u bërë i aksesueshëm nga abonentët e kompanive celulare. Ndalja e shërbimit zgjati disa orë deri në mesnatë duke hyrë 23 shkurti. Pas mesnate shërbimi rifilloi i pjesshëm sepse u mundësua vetëm teksti p:or jo këmbimi, dërgimi dhe shikimi i fotove, videove dhe mesazhe audio.
Ky shërbim është ndërprerë për herë të parë duke dalë nga funksioni, pesë vjet pas themelimit.
WhatsApp aktualisht ka 320 milionë përdorues të përditshëm në të gjithë botën.
Në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme shumë njerëz u ankuan për bllokimin e shërbimit të WhatsApp.
Ky shërbim kushtonte fillimisht 0.99 USD. Më tej viti i parë u bë falas dhe vitet e mëtejshme 0.99 USD në vit. Para rreth një viti edhe kjo tarifë u hoq.
Shërbimi është ndërprerë plotësisht në të gjithë botën, mesditën e së shtunës në orën 13:48, njoftoi kompania përmes një informacioni të shkurtër që nxori në rrjetin social Twitter.
“Na vjen keq që ne aktualisht jemi duke u përballuar me probleme serveri. Shpresojmë që shërbimit të kthehet shpejt”.
Nuk u dha një deklaratë zyrtare nga Facebook që e bleu 19 miliardë dollarë amerikanë.
U shit! Facebook blen WhatsApp
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





