
Ka qenë i lidhur me disa nga femrat më të bukura të planetit dhe është i njohur për preferencën e tij për supermodelet, por Leonardo DiCaprio ka deklaruar se tek një femër nuk sheh aspak pamjen e jashtme.
Gjatë një interviste për CBS aktori tha se tek një femër e tërheq “përulësia, sensi i humorit dhe mungesa e dramatizimit të situatave”.
Gjithsesi, 39 vjeçari DiCaprio deklaroi se për momentin është mirë beqar: “Martesa do të vijë një ditë. Do të vijë natyrshëm.”
Kohët e fundit ai mendohet se ka nisur një lidhje me modelen 21-vjeçare Toni Garrn, por në të njëjtën kohë është parë edhe me modelen tjetër Nina Agdal.
Të dashurat e tij të mëparshme kanë qenë Bar Rafaeli, Erin Heatherton, Blake Lively dhe Gisele Bundchen. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





