Transmetuar më 22-02-2014, 18:00

Shkodër, 22 shkurt 2014, NOA.al- Një 19 vjeçar është plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.
Sipas burimeve të Noa.al, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit mes dy personave. Mësohet se i plagosur ka ngelur 19 vjeçari Françesk Mala, ndërsa atentatori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mala është transportuar me shpejtësi në spitalin e qytetit, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq policia ka nisur hetimin për ngjarjen si dhe punën kërkimore për kapjen e autorit. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





