
Përgënjeshtrohet bindja për femrat, për të cilat thuhej se me kalimin e viteve kishin një rënie të ndjeshme të dëshirës seksuale.
Përkundrazi femrat pasi kalojnë fazën e menopauzës nuk rreshtin së dashuruari, madje ato dashurojnë edhe kur janë keq, në kundërshtim me meshkujt, madje janë të prirura për një raport seksual me përkëdheli dhe puthje paraprake.
Ky fakt u zbulua nga studiuesit e Universitetit Pittsburgh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në bazë të një studimi të kryer mbi 354 femra me moshë nga 40 deri në 65 vjeç.
Rezultati ishte befasues pasi 85% e femrave të pyetura deklaruan se kishin një jetë aktive seksuale qysh në rini, dhe nuk kishte ndryshuar asgjë pavarësisht sëmundjeve apo kalimit të viteve në intensitetin e raportit seksual.
Studiuesit theksuan se në dallim nga meshkujt, femrat praktikojnë marrëdhëniet seksuale pavarësisht gjendjes së tyre fizike, dhe me kalimin e viteve ato vijojnë të kenë një jetë seksuale të kënaqshme, kjo falë edukatës së konservuar ndër vite./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





