
Tashmë është e konfirmuar, ne synojmë që ti zgjedhim miqtë, bazuar në karakteristikat e zërit të tyre.
Nëse zëri i dikujt na duket familjar, domethënë është më i ngjashëm me zërin tonë, ne tregohemi me të prirur për tu bërë miq.
Ky fakt u zbulua nga një studim i University of British Columbia në Kanada, i publikuar në revistën “Plos One”.
Studimi tregoi se miqtë flasin në të njëjtën mënyrë, me të njëjtat terma dhe me të njëjtin ton zëri. Po ashtu nga rezultatet doli se femrat më miqësore ishin ato që kishin një zë të thellë, të pastër dhe të gjallë, krahasuar me ato femra të cilat kishin një zë çjerrës.
Ndërkohë për gjininë e kundërt më të pëlqyer për miq, rezultonin meshkujt me tingull më të plotë dhe të fortë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





