
Ian dhe Jackie Martin kanë një problem të madh, ata nuk dinë se në çfarë klase ta regjistrojnë vajzën e tyre Alexis. Ajo është vetëm 3 vjeç, por është aq inteligjente sa që i kalon disa herë fëmijët e moshës së saj, me një kuotë inteligjence mbi 140 (ndërsa njerëzit normalë shumë rrallë e kalojnë kuotën 100).
Por mes fëmijëve të zgjuar, Alexis është një rast unik, ndërsa mjekët që e testuan u shprehën se vajza kishte një saktësi shkencore të përkorë.
Kështu ata vendosën që ta vlerësojnë në kuotën 160, i njohur si niveli maksimal, nivel i njëjtë me Albert Einstein dhe Stephen Hawking, dy shkencëtarët më të mëdhenj të 100 viteve të fundit.
Vogëlushja mësoi të lexojë qysh kur ishte 1 vjeç dhe në moshën 2 vjeçare dinte të shkruante. Ndërkohë në moshën 3 vjeçare ajo di në mënyrë perfekte gjuhën spanjolle, gjuhë të cilën e mësoi thjeshtë duke përdorur aplikacionet e iPad të babait të saj.
Por memoria e saj është e jashtëzakonshme, pasi ajo mund të përsërisë fjalë për fjalë librin që ka lexuar një natë më parë, ndërkohë që zgjidh problemet e komplikuara brenda pak sekondash.
Praktikisht Alexis Martin është personi më inteligjent në shtetin e Arizona të SHBA-ve, dhe është më inteligjente se 99.9% e popullsisë botërore.
Kësisoj mjekët rekomandojnë që vajza të regjistrohet në një shkollë për fëmijë me aftësi të veçanta, për shkak të kapacitetit të saj mbi normalen./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





