
Një djalë i ri nga Zelanda e Re, James Grant 24 vjeç, sapo kishte hyrë në det në plazhin e Invercargill, kur një peshkaqen e kafshoi në këmbë.
Grant, i cili kishte hyrë në det për të peshkuar, nxori një thikë dhe nisi të qëllojë peshkaqenin.
Por ndonëse nuk arrit që ta vrasë, peshkaqeni e kafshoi në këmbë dhe më tej u largua. Por Grant i cili është student për mjekësi në vend që ti drejtohej ndihmës së shpejtë, e qepi i vetëm këmbën.
Pas kësaj ai u bashkua me disa shokë, të cilët nuk e besonin atë që po u tregonte, deri sa i panë plagën.
Mirëpo i lumtur që kishte arritur të shpëtonte mrekullisht 24 vjeçari nisi të festojë me shokët duke pirë birra dhe vetëm pasi u dehën mirë e mirë, e dërguan në spital.
Sakaq nga ana e mjekëve të cilët vizituan të riun, u theksua se plagët e tij nuk ishin të rënda dhe se fatmirësisht i kishte qepur dhe i kishte mjekuar në mënyrën e duhur./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





