Transmetuar më 22-02-2014, 12:22

E kujt mund ti kishte shkuar ndër mend se ekziston një sindromë prej së cilës mund të detyrohesh që të hash vetëm karamele. Kjo mund të duket ëndrra e çdo fëmije, por nuk është aspak kështu.

Finley Ranson nga Battlesbridge, Essex në Britaninë e Madhe, është një fëmijë vetëm 3 vjeç, i cili është i prekur nga gastroenterite eosinofila, një lloj alergjie ekstreme në aparatin tretës e cila nuk e lejon që të haj çdo lloj ushqimi, gjë që e detyron që të hajë vetëm karamele me shije mente.

Vogëlushi rrezikon hemorragji të brendshme nëse konsumon ushqim, gjë që i shkakton të fryra, vjellje, humbje peshe dhe hemorragji ekstreme, gjë që mund ta çojë drejt vdekjes.

Pavarësisht kurimeve dhe analizave të shumta ende nuk është përcaktuar një diagnozë e saktë për vogëlushin, i cili vijon të hajë vetëm karamele./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit