Transmetuar më 22-02-2014, 11:46

Emri i tij është Chris Price dhe është një djalë 26 vjeçar nga Uellsi, i cili zbuloi një të vërtetë të hidhur, pasi ishte prekur nga kanceri dhe ndodhej në fazën e fundit të jetës.

Mjekët i thanë se për shkak të avancimit të sëmundjes maksimumi mund të jetonte edhe 6 muaj, kështu që ai vendosi që të realizojë ëndrrat e jetës së tij, së bashku me të fejuarën Ceri 29 vjeç.

Fillimisht ata u martuan, ndërsa katër fëmijët e Ceri shërbyen si shoqërues të çiftit.

Më tej Chris organizoi një udhëtim në Disney Paris, për ta bërë të paharruar muajin e mjaltit. Mirëpo sapo u kthyen ai vendosi që të plotësojë një tjetër dëshirë të Ceri, duke e çuar në New York për të bërë pazar në mënyrë të shfrenuar dhe pa menduar për paratë.

Por pak ditë më vonë gjatë një udhëtimi në Las Vegas, Chris gjeti vdekjen në krahët e së shoqes./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit