Transmetuar më 22-02-2014, 10:22

Tiranë, 22 shkurt 2014, NOA.al- Institucioni i Avokatit të Popullit në një qëndrim zyrtar, kërkoi hartimin e një nisme ligjore nga autoritetet përkatëse me synim miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve.

Nëpërmjet zëdhënëses Elona Demollari, AP theksoi se duhet bërë transparencë lidhur me këtë proces, duke e cilësuar si një ngërç institucional dhe ligjor.

Në këtë linjë u theksua se një ligj për hapjen e dosjeve, duhet të jetë një mundësi reflektimi për shoqërinë në tërësi, me qëllim kryerjen e një procesi real për hapjen e dosjeve.

Po ashtu u theksua se ky sugjerim i Avokatit të Popullit i konsultuar edhe me grupet e interesit, i është dërguar Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, kryetarëve të grupeve parlamentare si dhe deputetëve të pavarur./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit