Transmetuar më 22-02-2014, 09:10

Një mesazh që ka tronditur Eliseo. “Do të shkatërroi ashtu si ti më shkatërrove mua”, është ky mesazhi i ish zonjës së parë të Francës, Valerie Trierweiler, dërguar Presidentit Francois Hollande, në prag të deklaratës për mediat më 25 janarin e kaluar, ku u lajmërua fundi i lidhjes mes tyre.

Ky fakt deklarohet nga vëllai i madh i Valerie, William Massonneau, në një intervistë për revistën spanjolle “Vanity Fair”.

Ndërkohë Presidenti, shpjegon Massonneau, i ka sugjeruar Valerie që të bënin një deklaratë të përbashkët, dhe ajo i kishte thënë se kjo gjë është e padiskutueshme.

“Merre ti përgjegjësinë e situatës. Ti vetë e krijove këtë situatë dhe ti dili për zot, nuk do të firmos asnjë komunikatë. Do të shkatërrojë siç ti më shkatërrove muaj”, mësohet të jetë shprehur Valerie.

Ndërkohë lidhur me shtrimin e saj në spital, pas skandalit dhe zbulimit të lidhjes së Holande me aktoren Julie Gayet, Massonneau thotë se e motra u mbajt me qetësues për 48 orë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit