Transmetuar më 21-02-2014, 23:06

Një adoleshente u përdhunua nga më shumë se 30 meshkuj aziatikë, përfshirë një burrë me djalin e tij nxënës, gjatë një sulmi të tmerrshëm seksual gjashtë orësh.

Një aktiviste ka dhënë detaje të sulmit mbi vajzën aziatike, në një raport shokues, lidhur me dhunimet në komunitetet etnike në Britani.

Ajo shpjegon se shfrytëzimi seksual dhe dhunimi i të rejave aziatike nga meshkujt e të njëjtës origjinë etnike, kishte ndodhur para hundëve të autoriteteve, me liderët e shoqërisë, shkollave dhe familjarët, të cilët ishin të gatshëm të mohonin sulmin dhe gjithçka që kishte ndodhur.

Aktivistja për të drejtat e grave myslimane, Shaista Gohir, përdori rastin e Birmingham, të tinejxherës, e cila u dhunua nga 20 deri 30 meshkuj, për të kërkuar nga autoritetet që të bëjnë më shumë kundër kësaj dukurie.

Sulmi sipas saj, kishte zgjatur rreth gjashtë orë, dhe në të ishin përfshirë edhe një burrë me djalin e tij, i cili ishte në uniformë shkolle, dhe një taksist që iu bashkua grupit.

Raporti i prezantuar nga Këshilli i qytetit të Birmingham, erdhi pas intervistimit të 35 viktimave, ku përfshiheshin edhe sulmues seksualë të komunitetit të myslimanëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit