Transmetuar më 21-02-2014, 21:22

Një risi ka sjellë në javën e modës në Milano, Moschino. Gjatë prezantimit të veshjeve, janë sjellë imazhe nga Mc Donald’s.

Në këtë sfilatë janë paraqitur modele të veshura me fustane si kostumet e Mc Donald’s, të cilat mbanin në dorë aksesorë që ngjanin me mbajtëset e patateve të skuqura, apo gota të mbushura me pije.

Në sfilatë mbizotëronte ngjyra portokalli e kombinuar me të verdhë.

Gjithashtu Moschino është paraqitur edhe me  fustanet e mbrëmjes ku copa ishte e dizenjuar me forma djathi dhe patatinash.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit