
Ky është horoskopi ditor për ditën e Shtunë, 22 shkurt 2014 që ju sjell Noa.al. Gjysma e parë e ditës do të jetë e mirë për udhëtime të shkurtra. Gjysma e dytë e ditës do të rezultojë më pak pozitive, kështu që përpiquni t’i zgjidhni problemet që në mëngjes. Orët e mbrëmjes duhet të jenë të rezervuara për pushime e çlodhje.
Dashi
Aktiviteti i biznesit për ju do të ketë rritje graduale sot. Por kur bëhet fjalë për çështje familjare dhe marrëdhënie profesionale, ato mund të rezultojnë mjaft të mira. Jeni person, i cili në zyrë shfaqni shenja balancimi dhe ruani qetësinë psikologjike.
Demi
Rehatia emocionale dhe fizike për ju do të jetë e rëndësishme sot si në zyrë ashtu edhe në shtëpi. Do të shfaqni interes për blerjen e gjërave kozmetike dhe konsumimin e një dreke të mirë. Kjo është koha më e mirë për të kaluar me familjen tuaj.
Binjakët
Sot nuk është vetëm trupi i tyre që kërkon dashuri, por edhe shpirti gjithashtu. Përpiquni të shmangni kontaktet me njerëzit që ju shqetësojnë. Shmangni të ngrënit me ngut apo në mënyrë të inatosur, thjesht ju dëmton.
Gaforrja
Ju do të merrni në konsideratë shëndetin tuaj sot. Lodhja e javës mund t’ju shkaktojë një depresion të lehtë. Ndaj duhet të pushoni dhe të çlodheni, sepse vetëm kështu do të gjeni harmoninë dhe paqen e brendshme.
Luani
Nuk është një ditë e mirë për të ndërmarrë emocione të reja. Gjithçka mund të bëni mund të keqinterpretohet nga mjedisi që ju rrethon. Vetëm pak prej jush do të shfaqin fuqinë e shpirtit shkëlqimin e personalitetit tuaj.
Virgjëresha
Sot do t’i përballoni gjërat me një qetësi olimpike. Nëse dikush ju pëshpërit në vesh për diçka që ka ngjarë, apo për marrjen e vendimeve në minutën e fundit, nuk ka asgjë të mistershme këtu, ju thjeshtë do të përfitoni nga informacioni që ju japin.
Peshorja
Përfshirja emocionale do të provojë të jetë forcë lëvizëse për ju sot. Nëse ju jeni i apasionuar pas qëllimit tuaj, do të bëni gjithçka të mundshme për ta arritur atë. Megjithatë, kjo ditë mund të duket mjaft e mërzitshme për ata që nuk kanë ndonjë dëshirë të fortë.
Akrepi
Sot do të jeni të tërhequr nga aktivitet dhe kënaqësitë artistike. Ju sot do të kënaqeni edhe me familjen duke organizuar udhëtime të këndshme.
Shigjetari
Ju do të preferonit t’i merrnit gjërat ngadalë dhe me kujdes sot. Kjo është gjë e mirë dhe do të rezultojë efikase për ju. Mos dilni para të tjerëve në nismat që ndërmerren.
Bricjapi
Nëse doni të krijoni marrëdhënie të mira dhe harmonike me ata që ju rrethojnë, duhet të përjashtoni gjatë komunikimit, sarkazmin, ironinë, fjalët e tepërta me ata që ju rrethojnë. Marrëdhëniet sot, si kurrë më parë janë të bazuara në tërheqje emocionale dhe mirëkuptim të heshtur.
Ujori
Ujori duhet të tregojë më shumë dhembshuri dhe mirëkuptim për ata që i rrethon. Mos u bëni llafazan si fëmijët. Jepni këshilla kur t’ua kërkojnë dhe do të shikoni sesa i vlefshëm do të jeni edhe për të tjerët pastaj.
Peshqit
Do të jetë një ditë e mirë për të pushuar dhe për t’u qetësuar. Do të ndiheni këndshëm në bisedat e ngrohta dhe te qeta që do të bëni me familjarët. Shmangni kujtimet e këqija, bisedoni për gjera të reja dhe pozitive.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





