Transmetuar më 21-02-2014, 20:16

Ne i mbijetuam apokalipsit Maja, por bëni kujdes, fundi i botës po vjen sërish, me pretendime të reja. Këtë herë bëhet fjalë për apokalipsin Viking, që sipas mitologjisë Norse, Toka do të ndahet përgjysmë.

Sikurse publikoi sot britranikja Daily Mail, nga qyteterimi Viking parashikojnë që fundi i Tokës do të vijë të shtunën më 22 shkurt 2014. Sipas kësaj teorie, Toka do të hapet përgjysmë dhe banorët do të bien në botën e poshtme.

Sipas Norse-ve që mbrohet nga qytetërimi Viking, njerëzimi nuk do të marrë fund, pasi dy persona do të mbijetojnë dhe ata do të kenë detyrën për të ripopulluar Tokën. Sipas kësaj teorie, fundi i botës do të paralajmërohet nga një zë i fuqishëm kafshe.

Nëse të shtunën nuk do të ketë apokalips, atëherë dhe ky parashikim do t’i bashkohet parashikimit për apokalipsin e fisit Maja, që thoshte se bota do të shkatërrohet më 21 dhjetor 2012 nga një objekt i jashtëm.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit