Transmetuar më 21-02-2014, 19:15




Përparësja e bardhë është e gjakosur. Kasketën mban mbi kokë dhe një maskë për t’u mbrojtur nga tymi.
Njërën dorë e mban në fyt për të ndalur gjakun, në tjetrën ka një telefon.
Po shkruan një mesazh të fundit. Rrëqethës: “Я вмираю”. Përkthyer: “Po vdes”.
Është ky imazhi i fundit, dramatik i Olesya Zhukovskaya, 21 vjeçe, infermiere ukrainase, vullnetare, e cila prej ditësh ndodhej në sheshin e Kievit për t’i dhënë ndihmën e saj manifestuesve të plagosur.
Infermierja e re është dërguar me urgjencë në spital, në kushte të rënda.
Thuhet se Olesya ka mbijetuar, megjithëse nuk ka asnjë lajm zyrtar për të.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





