Transmetuar më 21-02-2014, 18:29

Ukrainë, 21 shkurt 2014, NOA.al- Ish-kryeministrja e Ukrainës Yulia Tymoshenko mund të dalë nga burgu. Parlamenti i ukrainas ka votuar për lirimin e saj.

Kjo nismë e parlamentit vjen pasi presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovych dhe udhëheqësit e opozitës së këtij shteti kanë nënshkruar një marrëveshje, për t’i dhënë fund krizës së përgjakshme politike, e cila ka lënë qindra njerëz të vrarë dhe të plagosur në rrugët e Kievit.

Ish-kryeministrja e Ukrainës Yulia Tymoshenko vuan dënimin prej 7 vitesh në burg me akuzën abuzim me detyrën zyrtare, akuzë të cilën ajo nuk e ka pranuar për asnjë moment.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit