Transmetuar më 21-02-2014, 18:09

Ato ishin duke festuar deri në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes duke vazhduar festën e BRIT Awards.

Megjithatë Katy Perry dhe Rita Ora nuk kanë treguar shenja lodhjeje ndërsa janë shfaqur si modele në pasarelat e modës në Milano Fashion Week.

Yjet e popit, nga Londra kanë shkuar në Itali, për të prezantuar koleksionin e mikut të tyre Jeremy Scott pas debutimit të koleksionit Moschino.

Ditët e fundit Rita Ora është parë mjaft në formë, performancat e saj kanë qenë mjaft  mahnitëse, vlerësojnë mediat britanike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit