Transmetuar më 21-02-2014, 17:21

Ai është një ndër aktorët më të dashur të Hollywood-it. I admiruar nga femrat qysh kur ishte adoleshent.

I bukur, i talentuar, joshës… e megjithatë asnjë femër nuk ka arritur "t’ia fusë këmbët në një këpucë".

Po flasim për Leonardo DiCaprio, i njohur për lidhjet e tij me modele, me vajza të bukura. Por asnjëra prej tyre me sa duket nuk ka qenë në lartësinë e Leonardos.

Ai nuk është martuar asnjëherë, por çfarë kërkon te një grua aktori i famshëm? Në një intervistë ka thënë se nuk kërkon shumë. Për të një femër duhet të jetë e përulur, me shumë humor, dhe t’i kalojë gjërat lehtë, pa shumë dramatizëm.

Kur do të ndodhë martesa? “Le të ndodhë kur të ndodhë. Tani për tani ndihem mirë. Kur të vijë martesa, dua që kjo të ndodhë natyrshëm”, ka thënë aktori 39-vjeçar. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit