
Gjirokastër, 21 shkurt 2014, NOA.al- Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Gjirokastër për mbajtjen nën kontroll të shkollave dhe ambienteve të tyre, kanë zhvilluar një kontroll në konviktin e shkollës Industriale Gjirokastër.
Policia bënë të ditur se nga kontrolli rezultoi se në dhomën ku ishte i akomoduar shtetasi M.B, 17 vjeç nga Tepelena, nxënës në vitin e dytë në shkollën Industriale, poshtë batanijes në krevatin ku flinte ky shtetas u gjet një armë zjarri Pistoletë dhe një krehër me 7 fishekë.
Arma e zjarrit dhe krëhëri me fishekë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale , ndërsa shtetasi M.B, është arrestuar për veprën penale prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





