Transmetuar më 21-02-2014, 15:30

Lezhë, 21 shkurt 2014, NOA.al- Ishte duke rregulluar çatinë e shtëpisë së tij në momentin që humbi ekuilibrin dhe përfundoi përtokë.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Kallmet të Lezhës, kur 50 vjeçari Viktor Gjoka, ka rënë nga çatia e shtëpisë që po rregullonte, duke pësuar dëmtime të shumta.
I dëmtuari u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, por për shkak të dëmtimeve të rënda u dërgua me urgjencë në Qendrën e Traumave në Tiranë ku dhe gjeti vdekjen.
Lidhur me këtë rast nga ana e policisë vijojnë hetimet ndërsa dyshohet se gjithçka ka qenë aksidentale./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





