
Aktorja dhe modelja Kimberley Garner ka provokuar keqaz teksa e veshur me një fustan të kuq elegantë, ka treguar pak më shumë seç duhet nga trupi i saj.
Gjatë një aktiviteti të mbajtur në nder të divës Marylin Monroe në Londër, “Cocktails With Monroe”, 23 vjeçarja është fotografuar me fustanin e ngritur lart ku dukeshin qartësisht të pasmet e saj.
Por ky moment duket se ka qenë aksidental gjatë kohës që kjo e fundit ka zbritur nga makina, çka ka bërë që fustani ti ngrihet sipër dhe të dalin hiret e saj të mbuluara nga mbathje të kuqe prej tyli.
Ndërkohë më tej para se të hynte në Langham Hotel, ajo ka pozuar tejet sensuale tamam si Marilyn Monroe, duke e pasuruar edhe më shumë “spektaklin” e dhuruar sa spontanisht edhe qëllimisht./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





